Në 12 korrik rifillojnë fluturimet me Turqinë nga 13 qytete të tjera ruse

Numri i qyteteve ruse, nga të cilat do të rifillojë trafiku ajror për në Turqi, është rritur nga 32 në 45, njoftoi shërbimi për shtyp i Agjencisë Federale të Transportit Ajror (Rosaviastsiya).

1670281
Në 12 korrik rifillojnë fluturimet me Turqinë nga 13 qytete të tjera ruse

Në 12 korrik do të fillojnë fluturimet edhe nga 13 qytete të tjera të Rusisë për në Turqi.

Në përputhje me vendimin e qeverisë së Federatës Ruse për të luftuar koronavirusin, nga 12 korriku, linjat ajrore ruse dhe turke do të jenë në gjendje të kryejnë fluturime nga 45 aeroporte ndërkombëtare në Rusi, duke përfshirë: Barnaul, Belgorod, Volgograd, Voronezh, Kaluga, Krasnodar, Lipetsk, Nalchik, Orenburg, Saratov, Sochi, Tyumen dhe Yuzhno-Sakhalinsk”,- thuhet në deklaratën e Agjencisë Federale të Transportit Ajror të Rusisë (Rosaviatsiya). 

Është rritur gjithashtu edhe lista e destinacioneve turke. Nga 12 korriku do të fillojnë fluturimet edhe për në Izmir.

Fluturimet nga Rusia në pesë qytete të Turqisë kanë rifilluar më herët - Stamboll, Ankara, Antalya, Dalaman, Bodrum.

Si pjesë të masave për të luftuar llojin e ri të koronavirusit (Covid-19), me vendimin që kishte marrë më 15 prill Rusia kishte kufizuar fluturimet me Turqinë.

Një delegacion nga Rusia vizitoi Antalien në data 16 dhe 17 qershor dhe mori informacion në lidhje me masat antiCovid-19 në Turqi.

Zv/kryeministrja ruse Tatjana Golikova njoftoi më 18 qershor se ata kishin vendosur të rifillonin të gjitha fluturimet për në Turqi që nga 22 qershori.

 


Lajme të ngjashme