Turqia e para në botë në prodhimin e lajthisë, qershisë, fikut e kajsisë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Turqia në 10 vitet e fundit, është në vendin e parë në Evropë dhe botë për sa i përket prodhimit bujqësor.

1660565
Turqia e para në botë në prodhimin e lajthisë, qershisë, fikut e kajsisë

Turqia renditet e para në botë në prodhimin e lajthisë, qershisë, fikut, kajsisë, ftoit dhe lulëkuqes (hashash për gatim).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Turqia në 10 vitet e fundit, është në vendin e parë në Evropë dhe botë për sa i përket prodhimit bujqësor.

Turqia ishte e para në Evropë për sa i përket prodhimit bujqësor në periudhën dhe e 7-ta në botë gjatë viteve 2005-2019.

Prodhimi bujqësor në Turqi u rrit me 20 për qind vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 333.3 miliardë lira turke, dhe kjo shifër u regjistrua si një rekord në historinë e Republikës.

Pavarësisht efekteve negative të epidemisë së koronavirusit në prodhimin bimor, vitin e kaluar krahasuar me vitin paraprak, u regjistrua një rritje prej 7.6 për qind u prodhuan 126,1 milion ton fruta-perime.

Turqia është e para në botë në prodhimin e lajthisë, qershisë, fikut, kajsisë, ftua dhe lulëkuqes, e dyta në prodhimin e pjeprit, shalqirit, vishnjës, kastravecit dhe qiqrave, e treta në prodhimin e mandarinës dhe mollës dhe e 4-ta në pistak (dushkull i vërtetë), luleshtrydhe, gështenjë, arrë dhe thjerrëza. Për prodhimin e panxharit të sheqerit është në vend të 5-të, në limon në vendin e 6-të dhe zë vendin e 7-të në prodhimin e pambukut në botë.

Ndërkohë që Turqia renditet e para në botë në eksportin e miellit të grurit dhe e dyta në eksportin e makaronave, ajo renditet e 5-ta në prodhimin e frutave dhe e 4-ta në prodhimin e perimeve.

Turqia vitin e kaluar, eksportoi 1.982 lloje të produkteve bujqësore në 205 vende duke fituar 20,7 miliardë dollarë të ardhura.

 

 


Lajme të ngjashme