Delegacioni rus vjen këtë javë në Turqi për rifillimin e fluturimeve

Delegacioni rus po vjen në Turqi për të vlerësuar situatën në lidhje me rihapjen e fluturimeve të rregullta dhe ‘charter’ me Turqinë.

1659164
Delegacioni rus vjen këtë javë në Turqi për rifillimin e fluturimeve

Delegacioni rus po vjen në Turqi për të vlerësuar situatën në lidhje me rihapjen e fluturimeve të rregullta dhe ‘charter’ me Turqinë.

"Brenda kornizës së marrëveshjeve të mëparshme midis Rusisë dhe Turqisë, delegacioni rus do të shkojë në Turqi në mes të javës për të vlerësuar situatën e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19)",- u tha në një deklaratë me shkrim nga Shërbimi Federal Rus për Shëndetin e Njeriut dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit (Rospotrebnadzor).

Sipas rezultateve të vizitës, do të merren edhe vendimet në lidhje me rinisjen e fluturimeve dhe sigurimin e shërbimeve të turizmit, thuhet më tej në të njëjtën deklaratë.

Sipas deklaratës delegacioni rus do të përbëhet nga ekspertë të Rospotrebnadzor dhe institutet shkencore të varura prej tij, siç janë: Agjencia Federale Ruse e Turizmit (Rosturizm) dhe institucionet përkatëse të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.

Rusia vendosi të kufizojë fluturimet normale dhe ‘charter’ me Turqinë nga 15 prilli deri më 1 qershor dhe më pas e zgjati këtë vendim deri më 21 qershor.



Lajme të ngjashme