Shitjet e banesave shtetasve të huaj në Turqi shënojnë rritje me 106.5 për qind

Shitjet e banesave për të huajt në Turqi u rritën me 106.5 për qind dhe arritën në 1.776 në maj.

1657600
Shitjet e banesave shtetasve të huaj në Turqi shënojnë rritje me 106.5 për qind

Shitjet e banesave për të huajt në Turqi u rritën me 106.5 për qind dhe arritën në 1.776 në maj.

Instituti Turk i Statistikave (TUIK) publikoi statistikat e shitjeve të banesave për majin.

Sipas kësaj numri i shitjeve të banesave në Turqi u rrit me 16.2% në maj krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe arriti në 59 mijë e 166.

Në maj, 1.776 shtëpi u shitën shtetasve të huaj. Shitjet e banesave të huajve u rritën me 106.5 për qind në maj.

Stambolli zuri vendin e parë me 818 banesa të shitura të huajve në maj. Ai u pasua nga Antalie me 341 banesa, Ankaraja me 106 , Mersini me 80 dhe Sakarya me 75 banesa të shitura.

Në maj, qytetarët irakianë blenë 239 banesa në Turqi. Irakianët u pasuan nga iranianët me 231 banesa, rusët me 119 , afganët me 98 dhe gjermanët me 87 banesa të blera.

 


Lajme të ngjashme