Aeroporti i Stambollit fiton 4 çmime ndërkombëtare

Aeroporti i Stambollit është vlerësuar me 4 çmime, 3 ari dhe 1 bronz, në "CX Awards Turkey-2021 Customer Experience Excellence Awards" të organizuar nga Awards International, i mbajtur për herë të parë në Turqi.

1657784
Aeroporti i Stambollit fiton 4 çmime ndërkombëtare

Në Çmimet e Ekselencës të Përvojës së Klientit (2021) – “CX Awards Turkey”, një organizim i Awards International, i cili që nga viti 2008 vazhdon të organizojë konkurse ndërkombëtare lidhur me përvojat e klientëve, Aeroporti i Stambollit mori 3 çmime ari dhe një çmim bronzi midis 30 kompanive dhe 80 projekteve që konkurruan në finale.

Aeroporti i Stambollit mori medaljen e artë në këto kategori:

- "Strategji e orientuar ndaj klientit" në kategorinë "Orientimi i klientit / Best Customer Centiricity",

- "Të gjitha mundësitë e aksesit dhe aktivitetet e ndërgjegjësimit nën ombrellën e 'IGA Yanımda'" në kategorinë "Diversiteti më i mirë dhe përvoja gjithëpërfshirëse e klientit / Best Diverse and Inclusive Customer Experience",

- "Zgjidhje për udhëtarët me shikim me aftësi të kufizuara në shikim përmes hapave zanorë dhe itinerare të arritshme” në kategorinë Përdorimi më i mirë i teknologjisë (AI / VR / AR / Analiza e të folurit / Analiza e tekstit) / Best Use of Technology (AI/VR/AR/ Speech Analytics/Text Analytics

Kurse çmimin e bronzit Aeroporti i Stambollit e fitoi në kategorinë "Zëri më i mirë i klientit / Best Voise of Customer", për zgjidhjet që ofrohen në aeroport duke dëgjuar zërin e pasagjerëve.

 


Lajme të ngjashme