G7-a rivale e Kinës, investon në infrastrukturën e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme

Liderët e G7-s, një grup shtetesh që duan të rivalizojnë Kinën, ranë dakord mbi një plan investimi për të mbështetur vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në ndërtimin e një infrastrukture më të mirë.

1656969
G7-a rivale e Kinës, investon në infrastrukturën e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme

“Ne ramë dakord të krijojmë një plan investimi që do të rivalizojë nismën “Një brez, një rrugë” të Pekinit, për të ndihmuar vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të ndërtojnë infrastrukturë më të mirë”, thuhet në një deklaratë të shteteve të G7-s.

Gjithashtu në deklaratë u theksua se me udhëheqësit e G7-s është planifikuar të propozohet një partneritet “i fokusuar në vlera, me standarde të larta dhe transparent” në lidhje me planin e investimeve.

Viteve të fundit Kina ka siguruar financim për projekte të mëdha në infrastrukturë, veçanërisht në shtetet afrikane, duke e zgjeruar ndjeshëm hapësirën e saj të ndikimit me rritjen e borxhit të këtyre vendeve.



Lajme të ngjashme