Palestina përshëndet vendimin e Turqisë për privilegj tregtar

Ministri palestinez i Ekonomisë, Khalid al-Useyli tha se ata mirëpresin përfshirjen e Palestinës midis vendeve që Turqia privilegjon në tregti.

1656471

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Ekonomisë së Palestinës, Useyli falënderoi Turqinë për vendimin e saj në fjalë dhe e vlerësoi vendimin si "një hap strategjik në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve".

Useyli theksoi se vendimi është i rëndësishëm përsa i përket "ndarjes graduale të ekonomisë së udhëheqjes palestineze nga pushtimi izraelit, diversifikimi i prodhimeve të Palestinës, rritjes së importeve dhe inkurajimit të eksporteve".

Lajme të ngjashme