“Turkish Airlines”, mbetet marka më e shtrenjtë e Turqisë edhe në 2021

Sipas një studimi të “Brand Finance” shoqëria ajrore kombëtare “Turkish Airlines” (THY) është “marka më e shtrenjtë e Turqisë” me vlerë 1,6 miliardë dollarë.

1654718
“Turkish Airlines”, mbetet marka më e shtrenjtë e Turqisë edhe në 2021

“Brand Finance”, një firmë ndërkombëtare që bën vlerësimin e markave, përfundoi studimin “Markat më të shtrenjta të Turqisë-Turkey 100” për vitin 2021.

Vendin e parë në listë vazhdon ta mbajë “Turkish Airlines” (THY), vlera e markës llogaritet në 1 miliard e 605 milionë dollarë.

“THY” ndiqet nga “Arçelik”, një kompani me aktivitet të gjerë në sektorin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe teknologjisë, është ngjitur 3 shkallë në krahasim me vitin e kaluar. Sipas “Brand Finance” vlera e markës së kësaj firme turke është 1 miliard e 585 milionë dollarë.

Në vend të tretë vjen banka “Is Bankasi” me vlerë marke 1 miliard e 193 milionë dollarë. “Is Bankasi” është ngjitur 5 vende në listë, krahasuar me vitin e kaluar.

Banka “Garanti BBVA” me vlerë marke 1 miliard e 190 milionë dollarë qëndron në vend të katërt; kompania e telefonisë së lëvizshme “Turkcell” me 1 miliard e 61 milionë dollarë renditet në vend të pestë dhe banka agrare “Ziraat Bankasi” me 952 milionë dollarë ka zënë vendin e 6-të, gjithnjë sipas studimit të “Brand Finance”.

 


Lajme të ngjashme