Eksportet e Turqisë në Mbretërinë e Bashkuar shënojnë rritje

Eksportet e Turqisë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë periudhës janar-maj 2021 u rritën me 45.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

1654182
Eksportet e Turqisë në Mbretërinë e Bashkuar shënojnë rritje

Eksportet e Turqisë në Mbretërinë e Bashkuar, me të cilën ka nënshkruar një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë në dhjetor, gjatë periudhës janar-maj 2021 u rritën me 45.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arritën në 4 miliardë e 796 milionë e 420 mijë dollarë.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Asambleja e Eksportuesve të Turqisë (TIM) eksportet e Turqisë u rritën me 65.5 për qind dhe arritën në 16 miliardë e 480 milionë e 210 mijë dollarë muajin e kaluar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, ndërsa gjatë periudhës janar-maj u rritën me 38.3 për qind dhe arritën në 85 miliardë e 219 milionë e 653 mijë dollarë.

Eksportet e Turqisë në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu u rritën me 45.2 për qind në janar-maj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arritën në 4 miliardë e 796 milionë e 420 mijë dollarë.

Gjatë kësaj periudhe në Mbretërinë e Bashkuar më së shumti eksportuan industria e automobilave, elektronike-elektrike, veshjeve dhe konfeksionit.

 


Lajme të ngjashme