Automobilistika turke realizon 1,9 miliardë dollarë eksporte në maj 2021

Industria e automobilave, kryesuese e eksporteve të Turqisë në bazë sektoriale për 15 vitet e fundit, realizoi një eksport prej 1,9 miliardë dollarësh në maj 2021 duke shënuar një rritje me 56,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

1652602
Automobilistika turke realizon 1,9 miliardë dollarë eksporte në maj 2021

Siç bën të ditur Shoqata e Eksportuesve të Industrisë Automobilistike “Uludag” (OIB) përmes një komunikate të shkruar, eksportet e industrisë së furnizimit, veturave dhe autobusë-minibusë-midibusëve regjistruan një rritje dyshifrore muajin e kaluar.

Në 5 muajt e kaluar të vitit 2021, eksportet e industrisë së automobilave arritën në 12 miliardë dollarë, një rritje kjo me 37% në krahasim me periudhën janar-maj të një viti më parë.

Gjithnjë sipas IOB-së, eksportet në Gjermani, tregu më i madh i industrisë së automobilave, arritën nivelin e 318 milionë dollarëve në maj duke u rritur me 75% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Kurse në Francë, tregu i dytë më i madh për këtë sektor, gjatë të njëjtit harku kohor u dërguan produkte me vlerë 241 milionë dollarë, një rritje kjo me 67%.

Eksportet në Itali, tregu i tretë më i madh i automobilistikës, u rritën me 92% dhe arritën në 133 milionë dollarë.



Lajme të ngjashme