Rritet me 20% eksporti i makinave të prodhuara në Turqi

Në periudhën janar-prill të këtij viti Turqia e ka rritur me 20% eksportin e automobilave për përdorim personal.

1638931
Rritet me 20% eksporti i makinave të prodhuara në Turqi

Sipas vlerësimit të të dhënave të siguruara nga Shoqata e Eksportuesve të Industrisë Automobilistike “Uludağ” në 4 muajt e parë të vitit 2021 makinat e prodhuara në Turqi janë shitur në më shumë se 90 vende, krahina autonome dhe zona të lira ekonomike.

Eksporti i automobilave për përdorim personal në këtë proces ka realizuar shitje të jashtme me vlerë 10 miliardë e 153 milionë e 309 dollarë, shifër kjo që korrespondon me 35,8% e eksportit të përgjithshëm industrial.

Në periudhën janar-prill 2020 eksporti i automobilave për përdorim personal kishte qenë 3 miliardë e 37 milionë e 301 mijë dollarë. Kurse në të njëjtën periudhë të këtij viti eksportet u rritën në 3 miliardë e 632 milionë e 794 mijë dollarë.

Më shumë se gjysma e eksportit të automobilave të prodhuara në Turqi për periudhën janar-prill 2021 është realizuar në vendet: Francë, Itali, Gjermani, Spanjë dhe Mbretëri e Bashkuar.

 


Lajme të ngjashme