Turqi - Indeksi i prodhimit industrial në mars 2021 u rrit me 16,6%

Indeksi i prodhimit industrial në muajin mars (2021) u rrit me 16,6 për qind në bazë vjetore, njoftoi të martën Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK).

1637923
Turqi - Indeksi i prodhimit industrial në mars 2021 u rrit me 16,6%

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të dhënat për indeksin e prodhimit industrial në muajin mars 2021.

Sipas kësaj prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimi kalendarik u rrit me 16,6 për qind në muajin mars krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Kurse i pakorrigjuar në bazë vjetore rritja e indeksit të prodhimit industrial u realizua me 19,9 për qind.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank shifrat e prodhimit industrial për muajin mars i vlerësoi me një mesazh në Twitter.

“Industria e vërtetoi që ajo ishte lokomotiva e ekonomisë tonë edhe në muajin mars. Prodhimi industrial ka vazhduar ta ruajë tendin në rritje për 11 muaj me radhë. Në tremujorin e parë prodhimi industrial u rrit me 12,3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe ne jemi vendi që e kemi rritur më së shumti prodhimin industrial brenda G20-s”, shkruan ministri Varank.

 


Lajme të ngjashme