SHBA-ja e para në eksportet e industrisë turke të mbrojtjes dhe aviacionit

Turqia ka eksportuar produkte të industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit me vlerë gati 1 miliard dollarë në 4 muajt e kaluar të vitit 2021. Vendin e parë në këto shitje e kanë zënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 386 milionë e 100 mijë dollarë.

1635942
SHBA-ja e para në eksportet e industrisë turke të mbrojtjes dhe aviacionit
som.jpg
Turk savunma sanayisi.jpg

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Tregtisë dhe Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), eksportet e vendit në prill u rritën me 109% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur në 18,8 miliardë dollarë. Kjo është regjistruar si shifra më e lartë historike e eksporteve turke në prill. Në periudhën janar-prill, eksportet e Turqisë arritën në 68,8 miliardë dollarë.

Eksportet e produkteve të industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit u rritën me 47,7% në katër muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 949 milionë e 744 mijë dollarë.

Sa i përket shpërndarjes së eksporteve të bëra nga ky sektor sipas vendeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës zënë vendin e parë. Këto eksporte në SHBA u rritën me 56% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arritën në 386 milionë e 113 mijë dollarë.

Menjëherë pas SHBA-së, i dyti u rendit Azerbajxhani me një eksport prej 117 milionë e 315 mijë dollarësh. Eksportet e industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit të Turqisë në Azerbajxhan gjatë periudhës janar-prill 2021 u rritën me 1.234% në krahasim me të njëjtin hark kohor të vitit të kaluar.

Pesëshen e parë në eksportet e këtij sektori të Turqisë e plotësojnë Emiratet e Bashkuara Arabe me 90 milionë e 299 mijë dollarë, Bangladeshi me 57 milionë e 827 mijë dollarë dhe Gjermania me 50 milionë e 14 mijë dollarë.



Lajme të ngjashme