Çdo 27 sekonda në hapësirën ajrore turke kalon nga një avion

Në 4 muajt e parë të vitit nëpër hapësirën ajrore turke çdo 27 sekonda kaloi një avion.

1635931
Çdo 27 sekonda në hapësirën ajrore turke kalon nga një avion

Në 4 muajt e parë të vitit nëpër hapësirën ajrore turke çdo 27 sekonda kaloi një avion.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismaioglu bëri të ditur se pavarësisht nga kufizimi i fluturimeve në të gjithë botën për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), gjatë periudhës 4-mujore të këtij viti mesatarisht në çdo 27 sekonda një avion kalon nëpër hapësirën ajrore turke.

Ministri Karaismailoglu në prononcimin e tij për agjencinë e lajmeve Anadolli (AA) tha se nga fillimi i vitit të kaluar kishte kufizime në udhëtimet ajrore për shkak të pandemisë Covid-19 që preku të gjithë botën, ndërsa shtoi se numri i fluturimeve në hapësirën ajrore turke, përfshirë mbikalimet transite në 4 muajt e parë të këtij viti, ishte 185.156 fluturime të brendshme dhe 84.201 ndërkombëtare.

"Gjatë periudhës 4 mujore të këtij viti, një total prej 385 mijë e 40 fluturime ndodhën në Turqi së bashku me mbikalime. Me fjalë të tjera, çdo 27 sekonda nëpër hapësirën ajrore turke kaloi nga një avion. Ndërkohë që numri i pasagjerëve në aeroportet në të gjithë botën është ulur ndjeshëm për shkak të epidemisë, falë masave që kemi marrë, udhëtarët tanë vazhdojnë udhëtimet e tyre brenda sigurisë së aviacionit dhe sigurisë së fluturimit", bëri të ditur ministri.

Karaismailoglu deklaroi se arritjet e jashtëzakonshme të aviacionit civil turk në procesin e epidemisë pasqyrohen në raportet e autoriteteve botërore të aviacionit.

"Aeroporti i Stambollit, një nga investimet më të mëdha në historinë e Republikës, ka tejkaluar shumë gjigantë botërorë dhe arriti të bëhet i pari në Evropë në trafikun e pasagjerëve, ajrore dhe mallrave. Të gjithë aeroportet tona të tjera gjithashtu kanë dhënë teste shumë të mira për masat epidemike. Përveç kësaj, vendi ynë vazhdon me këto arritje ndërsa zë vendin e parë në menaxhimin e trafikut ajror, duke tejkaluar qendrat kryesore të kontrollit të trafikut ajror të Evropës", përfundoi Karaismailoglu.



Lajme të ngjashme