Eksportet turke në BE rriten më shumë se dyfish në prill 2021

Eksportet e Turqisë në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian u rritën me 128,4% në prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 7 miliardë e 180 milionë e 520 mijë dollarë.

1635312
Eksportet turke në BE rriten më shumë se dyfish në prill 2021

Sipas të dhënave të publikuara nga Asambleja e Eksportuesve të Turqisë (TIM), eksportet e Turqisë u rritën me 33,1% në katër muajt e parë të vitit 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, nga 51 miliardë e 641 milionë e 700 mijë dollarë në 68 miliardë e 752 milionë e 329 mijë dollarë

Në katër muajt e kaluar, në shtetet anëtare të BE-së u realizuan eksporte me vlerë 26 miliardë e 860 milionë e 585 mijë dollarë, një rritje kjo me 35% në krahasim me harkun kohor janar-prill 2020.

Po ashtu vendet e BE-së mbajtën pozicionin e tyre kryesor në treg për sa i takon eksportit të automobilave.

Në prill, industria turke e automobilave bëri një eksport prej 1 miliard e 668 milionë e 714 mijë dollarësh në shtetet anëtare të Unionit. Ajo u pasua nga sektori i veshjeve të gatshme dhe konfeksioneve me 947 milionë e 743 mijë dollarë, industria kimike me 881 milionë e 609 mijë dollarë, sektori i elektrik-elektronikës me 581 milionë e 377 mijë dollarë dhe nga industria e hekurit e metaleve me ngjyrë me 536 milionë e 634 mijë dollarë.

Shumica e eksporteve turke në muajin prill u realizuan në Gjermani. Eksportet në Gjermani u rritën me 90,8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe arritën në 1 miliard e 520 milionë e 241 mijë dollarë.

Eksportet e Turqisë në Itali u rritën me 119% në prill duke arritur vlerën e 823 milionë e 958 mijë dollarëve, në Spanjë me 157% në 745 milionë e 496 mijë dollarë, në Francën me 224% në 737 milionë e 336 mijë dollarë dhe në Holanda u rritën me 114% në 562 milionë e 763 mijë dollarë.



Lajme të ngjashme