Turqia siguron 1,5 miliardë të ardhura nga eksporti i lajthisë

Në 8 muajt e sezonit të eksportit të lajthisë, që ka nisur në shtator 2020, Turqia ka fituar 1,5 miliardë dollarë të ardhura nga eksporti i 208 mijë e 779 tonëve lajthi.

1633523
Turqia siguron 1,5 miliardë të ardhura nga eksporti i lajthisë

Sipas informacionit të siguruar nga vlerësimi i të dhënave të Unionit të Eksportuesve të Lajthisë dhe Produkteve të saj në Rajonin e Detit të Zi (KFMİB) në 8 muajt e fundit lajthia turke është eksportuar në më shumë se 100 vende të botës.

Kryetari i Bordit Drejtues të KFMIB-së, İylas Edi Sevinç në një deklaratë të shkruar që ka bërë njofton se më periudhën 1 shtator 2020 – 30 prill 2021 Turqia gjeneroi 1 miliard e 472 milionë dollarë nga eksporti i 208 mijë e 779 tonëve lajthi.

Vendet në të cilat Turqia ka eksportuar më së shumti lajthi janë: Italia, Gjermania dhe Franca.

 


Lajme të ngjashme