Sektori turk i anijeve dhe jahteve shënon rritje të eksporteve me 279,6%

Eksportet e sektorit të anijeve dhe jahteve në Turqi në prill u rritën me 279,6 për qind dhe arriti në 109 milionë e 912 mijë dollarë në krahasim me 28 milionë e 954 mijë dollarë t një viti më parë.

1633755

Sipas informacionit të mbledhur nga të dhënat e Asamblesë Turke të Eksportuesve (TIM), pjesa e eksporteve të sektorit të anijeve dhe jahteve në eksportet totale të Turqisë ishte 0.6%.

Sektori i anijeve dhe jahteve eksportoi në 74 vende muajin e kaluar.

Norvegjia ishte vendi ku u realizuan më shumë eksporte.

Në këtë vend në prill u eksportuan 45 milionë e 612 mijë dollarë.

Norvegjia u pasua nga Rumania me 15 milionë e 349 mijë dollarë, Estonia me 8 milionë e 489 mijë dollarë, Ishujt Marshall me 7 milionë e 508 mijë dollarë dhe Islanda me 7 milionë e 204 mijë dollarë.

Fjalët Kyçe: #Estoni , #Rumani , #Norvegji , #jahte , #anije , #Turqi , #eksport

Lajme të ngjashme