Biden rrit në 62.500 kuotën e refugjatëve për 2021

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden ka rritur në 62.500 kuotën për refugjatët nga 15.000 që ishte caktuar nga administrata e ish-presidentit Trump për vitin financiar 2021.

1633472

Në deklaratën me shkrim që bëri lidhur me kufirin për të pranuar refugjatë në ShBA, që në administratën Trump ishte reduktuar në nivelin më të ulët në historinë e vendit, Presidenti Biden tha se kufiri i vendosur nga Trumpi "nuk pasqyroi vlerat e Amerikës si një komb që mirëpret dhe mbështet refugjatët."

Por ai e pranoi "të vërtetën e trishtuar" se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta përmbushin dot kufirin prej 62.500 refugjatësh deri në fund të vitit fiskal në shtator, duke pasur parasysh pandeminë dhe kufizimet e kapaciteteve për sistemimin e refugjatëve.

Urdhri gjithashtu i hap rrugën presidentit Biden për të rritur kufirin në 125.000 refugjatë për vitin fiskal 2022 që fillon në tetor.

Lajme të ngjashme