Turqia gjatë prillit shënoi rekordin e të gjitha kohërave në eksport

Ministri i Tregtisë Mehmet Mus tha se në prill eksportet u rritën me 109 për qind.

1632922
Turqia gjatë prillit shënoi rekordin e të gjitha kohërave në eksport

Në prill, u arrit shifra më e lartë e eksportit në të gjitha kohërat.

Ministri i Tregtisë Mehmet Mus tha në kryeqytetin Ankara se "Në prill, eksportet u rritën me 109 për qind dhe arritën në 18.8 miliardë dollarë. Kjo është shifra më e lartë e eksportit gjatë muajit prill e të gjitha kohërave."

Ministri Mus tha se eksportet u rritën me 22,3 për qind në prill në krahasim me vitin 2019 para pandemisë dhe se eksporti gjithashtu u mbajt mbi nivelet para pandemike, ndërsa shtoi se deficiti i tregtisë së jashtme në prill u ul me 31,9 për qind dhe nga 4.6 miliardë dollarë ra në 3.1 miliardë dollarë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Raporti i eksporteve ndaj importeve gjithashtu u rrit me 19.5 pikë përqindje dhe arrit në 85,7 për qind në prill, tha ai.



Lajme të ngjashme