Eksportet turke arrijnë në 50 miliardë $ në janar-mars 2021

Sipas të dhënave të Institutit Turk të Statistikave (TurkStat), raporti i mbulimit të importit me eksport ka arritur në 81,9 për qind në periudhën janar-mars 2021.

1631840
Eksportet turke arrijnë në 50 miliardë $ në janar-mars 2021

Eksportet e Turqisë regjistruan rritje me 17,2 për qind në bazë vjetore duke arritur në 50 miliardë dollarë në tremujorin e parë të 2021, njoftoi autoriteti statistikor i vendit “TurkStat”.

Ndërkaq, importet gjatë periudhës janar-mars u rritën me 9,6 për qind dhe arritën në 61,2 miliardë dollarë, duke lënë deficitin e tregtisë së jashtme në 11,4 miliardë dollarë, që paraqet rënie prej 15,2 për qind, sipas Institutit Turk të Statistikave (TurkStat).

Raporti i mbulimit të importit me eksport ishte 81,9 për qind në tremujorin e parë të vitin 2021, nga 76,6 për qind gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Në mars, eksportet u rritën me 42,2 për qind në bazë vjetore, për të arritur në 19 miliardë dollarë, ndërsa importet u rritën me 25,6 për qind, duke arritur në 24 miliardë dollarë.

Deficiti tregtar në mars qëndroi në 4,6 miliardë dollarë, duke u tkurrur për 14,9 për qind në bazë vjetore.

Raporti i mbulimit të importit me eksport në mars të këtij viti ishte 80,3 për qind, ndërsa marsin e vitit 2020 ishte 70,9 për qind. (Anadolu Agency - AA)

 


Lajme të ngjashme