Vaksina “Sputnik V” do të prodhohet në Turqi

Një kompani farmaceutike turke ka rënë dakord me Fondin e Investimeve Direkte të Rusisë për prodhimin në Turqi të vaksinës "Sputnik V".

1628535
Vaksina “Sputnik V” do të prodhohet në Turqi
Covid-19 rus aşısı Sputnik V.jpg

Fondi rus i Investimeve Direkte në një deklaratë që ka bërë lidhur me çështjen njofton arritjen e marrëveshjes me firmën farmaceutike për prodhimin në Turqi të vaksinës “Sputnik V”.

Raportohet se kompania farmaceutike synon të fillojë në muajt në vijim prodhimin e vaksinës ruse në shumë objekte të saj në Turqi. 

Vaksina “Sputnik V” është zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Ruse “Gamaleya”.

Në fillim të këtij viti, revista “The Lancet” kishe shkruar se shkalla e efektivitetit të vaksinës ruse ishte 91,6 për qind.



Lajme të ngjashme