Turqi-Katar forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Katarit, Ganim bin Shahin al-Ganim në një takim që pati në Doha me Presidentin e Industrisë turke të Mbrojtjes, lsmail Demir diskutoi çështjet e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

1626191
Turqi-Katar forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Agjencia e Lajmeve të Katarit (QNA) raporton se Demir në takimin që pati me Ganim në Doha, ku ndodhet për një vizitë, diskutoi mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura të Katarit dhe Industrisë turke të Mbrojtjes.

Disa nga produktet e industrisë së mbrojtjes që Katari ka blerë nga Turqia janë: dronët e armatosur “Bayraktar-TB2”, anijet shkollë (stërvitore) dhe Simulator për Kontrollin e Dëmit.

Nga Turqia në Katar në vitet 2019-2020 është realizuar më shumë se 220 milion dollarë eksport me produkte të industrisë së mbrojtjes dhe hapësirës.

Eksportet e tre muajve të parë të vitit 2021 kapin shifrën e 18,1 milionë dollarëve.



Lajme të ngjashme