Biden mund të bëhet presidenti që ka pranuar më pak refugjatë

“Joe Biden mund të jetë presidenti që ka pranuar më pak refugjatë në historinë e fundit të ShBA-së”,- ka njoftuar Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) në një raport të tij.

1619385
Biden mund të bëhet presidenti që ka pranuar më pak refugjatë

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) tha se presidenti amerikan, Joe Biden, pavarësisht se shpeshherë kritikon politikat e migracionit, ai mund të bëhet presidenti që ka pranuar më pak refugjatë në historinë e fundit të SHBA-së, pasi nuk ka hequr nga zbatimi një politikë të mbetur që nga administrata e ish-presidentit Donald Trump.

Në një raport të publikuar nga komiteti, thuhet se Biden gjatë fushatës zgjedhore ka bërë deklarata, ku ka premtuar shpresë për refugjatët dhe se pas ardhjes në detyrë ai ka njoftuar politika të reja. Pavarësisht këtyre, Biden nuk ka nënshkruar ende një dekret presidencial.

Për shkak se Biden nuk ka nënshkruar një dekret të ri presidencial, vazhdon ende kuota për 15 mijë refugjatë që ka mbetur që nga ish-administrata Trump dhe kjo kuotë është më e ulëta në historinë e vendit, theksohet në raport.

Gjithashtu tërhiqet vëmendja se Biden pavarësisht se shpeshherë ka kritikuar politikat e Trumpit ndaj refugjatëve ai në historinë moderne të vendit mund të bëhet presidenti që ka pranuar më pak refugjatë.

Ndër të tjera në raport theksohet se SHBA-ja deri më tani brenda vitit financiar 2021 ka pranuar vetëm 2.050 refugjatë dhe në rast se kjo situatë vazhdon kështu, numri i refugjatëve të pranuar deri në fund të vitit mund të arrijë deri në vetëm 4.510.

Gjithashtu në raport vihet në dukje se administrata Trump në vitin e fundit të saj pranoi rreth 11 mijë refugjatë dhe se kjo është shifra më e ulët në historinë e vendit.



Lajme të ngjashme