Turqia rrit kapacitetin e saj të energjisë gjeotermike

Pavarësisht nga epidemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), Turqia u bë vendi që ka rritur më shumë kapacitetin e saj të energjisë gjeotermike.

1616469
Turqia rrit kapacitetin e saj të energjisë gjeotermike

Pavarësisht nga epidemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), Turqia u bë vendi që ka rritur më shumë kapacitetin e saj të energjisë gjeotermike.

Sipas raportit me titull "Kapaciteti i Rinovueshëm Statistikat e 2021" të përgatitur nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA) deri në fund të vitit të kaluar fuqia e instaluar në energjinë gjeotermike arriti në 14.050 megavat në të gjithë botën.

Gjatë kësaj periudhe, vendi me kapacitetin më të madh të energjisë gjeotermike ishte Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me një kapacitet të instaluar prej 2.587 megavat. Shtetet e Bashkuara u pasuan nga Indonezia me 2.231 megavat fuqi të instaluar, Filipinet me 1.928 megavat fuqi dhe Turqia me 1.613 megavat fuqi të instaluar.

Pavarësisht nga pasiguria e shkaktuar nga pandemia e Covid-19 në ekonomitë e vitit të kaluar dhe ndërprerjet në zinxhirin e prodhimit, Turqia ishte vendi me rritjen më të madhe të kapacitetit në fushën e energjisë gjeotermike me një fuqi shtesë prej 99 megavat.

Pas Turqisë, vendet me rritjen më të madhe të kapacitetit në energjinë gjeotermike ishin Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara me një fuqi shtesë prej 32 megavat, dhe Italia me një shtesë prej 30 megavat.

 


Lajme të ngjashme