PTT-ja turke hap platformë shitblerjeje në internet

E gjithë bota do të ketë mundësi të blejë përmes platformës në internet 'turkishsouq.com', e cila është krijuar nga Posta Turke (PTT) në bashkëpunim me Katarin.

1615936
PTT-ja turke hap platformë shitblerjeje në internet

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu priti në zyrë Faleh al-Naemi, Drejtori Ekzekutiv (CEO) i Postës së Katarit, në kuadër të Projektit të Bashkëpunimit Turqi-Katar për Tregtinë Elektronike”.

Karaismailoğlu deklaroi se "PttAVM.com" u shndërrua në një platformë të nivelit globale në 2019 duke e ndryshuar adresën në "turkishsouq.com",

"Produktet janë eksportuar në 47 vende të ndryshme përmes kësaj platforme. Në fushën e e-eksportit, afërsisht 300 mijë nga produktet tona janë futur në tregun botëror",- shtoi ai.

Duke deklaruar se Posta e Katarit dhe Posta Turke e “PTTAVM” kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm, Al Naemi tha nga ana e tij:

"Që nga sot, kjo platformë është ofruar për të gjithë njerëzit në botë. Pasi filluam përvojën tonë, sot ka 50 vende që kërkojnë produkte në platformën ‘turkishsouq’. Kur të fillojmë marketingun në nivel ndërkombëtar, të gjithë njerëzit në botë do të përfitojnë nga produktet turke".



Lajme të ngjashme