Aeroporti i Stambollit, lideri i Evropës në fluturime

Aeroporti i Stambollit ka lënë pas rivalët e tij në Evropë me 17 mijë e 407 fluturime gjatë muajit mars.

1615888
Aeroporti i Stambollit, lideri i Evropës në fluturime

Aeroporti i Stambollit ka lënë pas rivalët e tij në Evropë me 17 mijë e 407 fluturime gjatë muajit mars.

Sipas raportit të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Lundrimit Ajror (EUROCONTROL) mbi trafikun ajror gjatë periudhës 1-31 mars, Aeroporti i Stambollit renditet në krye të listës me 17 mijë e 407 fluturime gjatë muajit mars.

Aeroporti i Stambollit, me më shumë fluturime në Evropë, ndiqet nga Franca me Aeroportin e Parisit “Charles de Gaulle” me 14 mijë e 186 fluturime.

Në vendin e tretë të listës është aeroporti i Frankfurtit në Gjermani me 13 mijë e 708 fluturime, i cili ndiqet nga aeroporti i Amsterdamit “Schiphol” në Holandë me 12 mijë e 874 fluturime dhe aeroporti i Spanjës në Madrid “Barajas” me 11 mijë e 407 fluturime, duke zënë kështu vendin e 5-të.

Ndërkaq në deklaratën e bërë në median sociale nga Istanbul Grand Airport (IGA) në lidhje me temën, shkruhet: “Ne jemi lider i Evropës në muajin mars. Sipas raportit të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Lundrimit Ajror (EUROCONTROL) mbi trafikun ajror gjatë periudhës 1-31 mars ne u bëmë aeroporti me numrin më të lartë të fluturimeve në Evropë. Ju urojmë fluturime të sigurta. Aeroporti i Stambollit”

 


Lajme të ngjashme