Franca dhe Bashkimi Evropian arrijnë marrëveshje rifinancimi për “Air France-KLM”

Franca dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord mbi skicën e një pakete rifinancimi të mbështetur nga shteti për krahun francez të grupit ajror franko-holandez “Air France-KLM”.

1615081
Franca dhe Bashkimi Evropian arrijnë marrëveshje rifinancimi për “Air France-KLM”

Këtë lajm e konfirmoi ministri i Financave të Francës, Bruno Le Maire, i cili tha në një program televiziv se negociatat me KE-në kanë përfunduar, por shuma e parave nuk është sqaruar ende.

“Është një lajm shumë i mirë për «Air France» dhe për të gjithë sektorin e aviacionit francez”, shtoi ai.

Duke vënë në pah se ky lajm i mirë duhet të inkurajojë kompaninë që të jetë më konkurruese, Le Maire tha se kompanisë “Air France” do t'i duhet të heqë dorë nga disa vende të ulje-ngritjes në Aeroportin “Orly”.

Ministri francez i Financave theksoi se shteti ka dhënë 7 miliardë euro ndihmë për kompaninë deri më tani dhe se ata presin që “Air France” të ulë emetimet e saj të dyoksidit të karbonit dhe të bëhet lidere botërore në këtë drejtim.

Partneriteti “Air France-KLM” humbi 7,1 miliardë euro në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri. Xhiroja e kompanisë ra me 59% vitin e kaluar në krahasim me 2019-n dhe borxhi i saj u dyfishua në 11 miliardë dollarë.



Lajme të ngjashme