Eksportet bujqësore të Turqisë në nivelin më lartë historik të tremujorit të parë të një viti
Eksportet bujqësore të Turqisë në tre muajt e parë të vitit u rritën me 10,1% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020-s duke arritur në 6 miliardë e 621 milionë e 84 mijë dollarë.

Sektori bujqësor turk realizoi eksportin më të lartë historik të tremujorit të parë të një viti.
Eksportet e Turqisë në mars 2021 u rritën me 42,2% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar duke regjistruar shifrën më të lartë të të gjitha kohërave me 18 miliardë e 985 milionë dollarë. Ato gjithashtu u rritën me 17,3% në çerekun e parë të vitit duke arritur shifrën më të lartë tremujore historike prej 50 miliardë e 23 milionë e 412 mijë dollarësh.
Eksportet bujqësore të Turqisë në tre muajt e parë të vitit u rritën me 10,1% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020-s duke arritur në 6 miliardë e 621 milionë e 84 mijë dollarë.
Duke parë eksportet e sektorit bujqësor në çerekun e parë, periudha janar-mars 2021 kaloi në regjistra si eksporti më i lartë historik i tremujorit të parë të një viti.
Eksportet bujqësore turke përbënë 14,7% të eksporteve totale në tremujorin e parë vitit.