Më shumë lajthi në 6 muajt e fundit Turqia eksportoi në Itali

Eksportin më të madh të lajthive për periudhën shtator 2020 - shkurt 2021 Turqia e realizoi në Itali duke siguruar 278,6 milionë dollarë të ardhura.

1604628
Më shumë lajthi në 6 muajt e fundit Turqia eksportoi në Itali

Eksportin më të madh të lajthive për periudhën shtator 2020-shkurt 2021 Turqia e realizoi në Itali.

Gjatë kësaj periudhe Turqia i shiti Italisë 37 mijë e 60 tonë lajthi dhe siguroi nga ky eksport 278 mijë e 632 mijë e 501 dollarë të ardhura.

Sipas informacionit të siguruar nga vlerësimi i të dhënave të Unionit të Eksportuesve të Lajthisë dhe Produkteve të saj në Rajonin e Detit të Zi (KFMİB) në 6 muajt e fundit lajthia turke është eksportuar në më shumë se 100 vende të botës.

Në periudhën 1 shtator 2020 – 28 shkurt 2021 Turqia gjeneroi 1 miliard e 124 milionë e 964 mijë e 555 dollarë nga eksporti i 159 mijë e 439 tonëve lajthi.

Kurse në të njëjtën periudhë të sezonit 2019-2020 jashtë shtetit ishin shitur 219 mijë e 960 tonë produkte lajthie dhe nga kjo shitje ishin siguruar 1 miliard e 435 milionë e 489 mijë e 346 dollarë të ardhura.

Vendet në të cilat Turqia ka eksportuar më së shumti lajthi janë: Italia, Gjermania dhe Franca.

Italisë i janë shitur 37 mijë e 450 tonë duke përfituar nga ky eksport 278 milionë e 632 mijë e 501 dollarë të ardhura.

Italia ndiqet nga Gjermania me 239 milionë e 536 mijë e 232 dollarë të ardhura nga eksporti i 35 mijë e 450 tonëve lajthive në këtë vend dhe Franca me 73 milionë e 148 mijë e 33 dollarë të ardhura për 10 mijë e 230 tonë lajthi të shitura.

 


Lajme të ngjashme