“Fitch Ratings” përmirëson parashikimin për ekonominë turke

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, “Fitch Ratings” ka përmirësuar në 6,7% parashikimin e saj për rritjen e ekonomisë turke në vitin 2021.

1603572
“Fitch Ratings” përmirëson parashikimin për ekonominë turke

Në raportin “Panorama Ekonomike Globale” agjencia “Fitch Ratings” parashikon që rritja e Turqisë në vitin 2021 të jetë 6,7%, kurse në vitin 2022 të jetë 4,7%.

Parashikimi i agjencisë në raportin e mëparshëm, publikuar në dhjetor 2020, për ekonominë turke kishte qenë 3,5% për vitin 2021 dhe 4,5% për vitin 2022.

Në raportin e fundit, Turqinë dhe Kinën “Fitch Ratings” i ka përfshirë në grupin e ekonomive që kanë shënuar rritje.

Mbështetja e fuqishme monetare dhe kreditë e dhëna mbështetën rezistencën e ekonomisë turke në vitin 2020, shkruan agjencia në paragrafin e Turqisë dhe lidhur me inflacionin në Turqi “Fitch Ratings” parashikon që në fund të vitit 2021 inflacioni të zbresë në 11,5%, kurse në fund të vitit 2022 të jetë në nivelin e 9,2%.

 


Lajme të ngjashme