Stamboll – Mbi 13 milionë udhëtarë përdorën Aeroportin “Sabiha Gokçen” në një vit

Më shumë se 13 milionë pasagjerë kanë përdorur Aeroportin “Sabiha Gokçen” të Stambollit që nga diagnostikimi i rastit të parë me koronavirusin e ri (COVID-19) në Turqi më 11 mars 2020.

1599482
Stamboll – Mbi 13 milionë udhëtarë përdorën Aeroportin “Sabiha Gokçen” në një vit

Aeroporti “Sabiha Gokçen” i Stambollit, i cili qëndroi mbyllur nga data 28 mars deri më 31 maj 2020 në kuadër të masave kundër llojit të ri të koronavirusit, rinisi fluturimet më 1 qershor 2020 duke përmbushur kriteret për t'u pajisur me Certifikatën e Pandemisë nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil.

Në kuadër të masave kundër pandemisë, në Aeroportin “Sabiha Gokçen” të Stambollit është dezinfektuar një hapësirë prej 750 mijë metrash katrorë dhe gjatë këtij harku kohor janë përdorur 30 mijë litra sapun likuid e 20 mijë litra dezinfektues për duart.



Lajme të ngjashme