Varank: Edhe këtë vit do të vazhdojë rritja në prodhimin industrial

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank deklaroi se ekzistojnë treguesit se rritja 38.7% në investimet e makinerive dhe pajisjeve në çerekun e katërt të vitit 2020 do të shënojë rritje në prodhimin industrial.

1593515

Varank bëri një postim në median sociale “Twitter” duke vlerësuar shifrat e rritjes në vitin 2020 dhe çerekun e katërt, të cilat u deklaruan nga Instituti Turk i Statistikave (TUIK).

Ministri turk nënvizoi se vazhdon rritja e prodhimit në pararojën e prodhimit industrial dhe shtoi: “Industria e prodhimit është sektori që kontribuoi më shumë në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) me një rritje prej 10.5 për qind në tremujorin e 4-të të vitit 2020. Pjesa më e mirë e kësaj është se rritja e prodhimit reflektohet edhe në punësim. Punësimi në industrinë prodhuese të regjistruar nga Institucioni i Sigurimeve Shoqërore u rrit me 325 mijë dhe arriti në 4 milionë e 99 mijë punonjës në dhjetor të vitit 2020 me një rritje prej 8.6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë."

Duke tërhequr vëmendjen se në çerekun e katërt të vitit 2020 pati një rritje të fuqishme prej 38.7% në investimet e makinerive dhe pajisjeve dhe do të shënohet rritje në prodhimin industrial, Varank tha: Kjo tregon se industria e prodhimit do të vazhdojë të rritet edhe në periudhën në vijim dhe marrja e rezultateve nga stimulimi dhe mbështetja që kemi treguar, na bën të lumtur.”   

Lajme të ngjashme