Turqia shënoi rekord në eksporte gjatë shkurtit

Ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan tha se Turqia ka thyer rekordin e të gjitha kohërave në eksport gjatë muajit shkurt.

1593581
Turqia shënoi rekord në eksporte gjatë shkurtit

Ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan tha se Turqia ka thyer rekordin e të gjitha kohërave në eksport gjatë muajit shkurt.

Ministrja Pekcan publikoi shifrat e eksportit të shkurtit në një konferencë shtypi ku morën pjesë kryetari i Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM) Ismail Gulle dhe anëtareve të Këshillit të Grave me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave.

Pekcan deklaroi se eksportet u rritën me 9,6 për qind dhe arritën në 16 miliardë e 12 milionë dollarë në shkurt, ndërsa tha se “Në këtë mënyrë u arrit në shifrat më të larta të eksporteve gjatë shkurtit”.

Ajo vuri në dukje se përkundër një viti të vështirë në ekonominë globale për shkak të llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), ekonomia e Turqisë është vlerësuar pozitivisht nga ekonomitë e tjera me masa efektive, duke theksuar se Turqia është një nga 2 vendet që rritet pozitivisht në mesin e vendeve të grupit G-20.

Ruhsar Pekcan gjithashtu tha se në dy muajt e parë të vitit, raporti i eksporteve ndaj importeve u rrit nga 79,5 për qind në 82,9 për qind.

Ministrja shtoi se raporti i eksporteve me përjashtim të arit dhe importet u realizua me 86,4 për qind në shkurt dhe 86,8 për qind gjatë periudhës janar-shkurt.

"Në shkurt, importet u rritën me 9,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe arritën në 19 miliardë e 372 milion dollarë. Në 2 muajt e parë, deficiti i tregtisë së jashtme ra me 15,3 për qind," bëri të ditur ministrja Pekcan.

 


Lajme të ngjashme