“Turkish Airlines” ruan kryesimin në Evropë me 608 fluturime ditore gjatë javës 22-28 shkurt
Linjat Ajrore Turke (Turkish Airlines – THY) vazhdojnë të qëndrojnë në krye të Evropës duke realizuar mesatarisht 608 fluturime ditore nga data 22 deri më 28 shkurt.

Sipas raportit të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Lundrimit Ajror (EUROCONTROL) mbi trafikun ajror të datave 22-28 shkurt 2021, kompania “Turkish Airlines” ka lënë pas të gjithë rivalët e saj duke bërë mesatarisht 608 fluturime në ditë.
THY-ja pasohet në vend të dytë nga kompania “Air France” me 357, në të tretin nga norvegjezja “Wideroe” me 257, në të katërtin nga kompania ajrore turke me kosto të ulët – Linjat Ajrore Pegasus (Pegasus Airlines) me 256, në të pestin nga holandezja “KLM” me 251 dhe në vendin e gjashtë nga gjermania “Lufthansa” me 222 fluturime ditore.
Raporti i EUROCONTROL-it thekson se është vërejtur një rritje e qartë e numrit të fluturimeve ditore në përgjithësi e megjithatë ai është 65,6% më i ulët sesa niveli i fluturimeve të vitit 2019.