Ministri palestinez: Varësia ndaj Izraelit do të pakësohet me mbështetjen e Turqisë

Ministri palestinez i Ekonomisë, Khalid al-Useyli tha se mbështetja e Turqisë për ndërtimin e Zonës Industriale në Bregun Perëndimor të pushtuar është një hap i rëndësishëm në uljen e varësisë ndaj Izraelit.

1588268
Ministri palestinez: Varësia ndaj Izraelit do të pakësohet me mbështetjen e Turqisë

Ministri palestinez i Ekonomisë, Khalid al-Useyli tha se mbështetja e Turqisë për ndërtimin e Zonës Industriale në Bregun Perëndimor të pushtuar është një hap i rëndësishëm në uljen e varësisë së vendit ndaj Izraelit

Brenda Zonës Industriale, që do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 1.100 dynymë në qytetin Xhenin (Jenin) të Bregut Perëndimor, me mbështetjen financiare të Turqisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian (BE) do të ketë fabrika ushqimore e tekstili, gjithashtu këtu do të bëhet edhe montimi i automjeteve.

Duke vënë në dukje se vizioni strategjik i Palestinës bazohet në ndarjen e saj graduale nga ekonomia izraelite, ministri Useyli tha:

"Produktet që do të prodhohen në uzinat industriale që do të vendosen në Zonën Industriale në Xhenin do të jenë një alternativë ndaj produkteve të importuara nga Izraeli. Në këtë kontekst, mbështetja e Turqisë për Zonën e Organizuar Industriale që do të ndërtohet në Bregun Perëndimor, do të reduktojë varësinë palestineze ndaj Izraelit.”

Vendimi i Turqisë për të mbështetur ndërtimin e zonave industriale tregon dashurinë e popullit turk për Palestinën, po ashtu edhe populli palestinez e do Turqinë,- u shpreh Useyli dhe shtoi:

"Për këtë arsye, Turqia e mbështet Palestinën. Investimet do të sigurojnë punësim të drejtpërdrejtë për 5 mijë njerëz dhe punësim indirekt për 15 mijë të tjerë.”

Useyli deklaroi se ata presin që Zona Industriale të nisë të funksionojë në verën e vitit 2022 dhe theksoi se janë bërë shumë kërkesa në ministritë e tyre për të ngritur fabrika në këtë zonë industriale.

Ministri palestinez i Ekonomisë tha se mendon që në Zonën Industriale do të ngrihen afërsisht 130 fabrika dhe u bëri thirrje biznesmenëve turq të investojnë këtu.

Sipas të dhënave të Byrosë Qendrore Palestineze të Statistikave, Turqia me një vëllim tregtar rreth 700 milion dollarë është partneri i dytë tregtar më i madh i Palestinës pas Izraelit.



Lajme të ngjashme