Turqia siguroi 4 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi shëndetësor

Pavarësisht nga kufizimet e udhëtimit për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) vitin e kaluar, 1 milion e 200 mijë turistë nga e gjithë bota ua besuan veten mjekëve turq.

1587607

Bota vazhdon të bëjë fjalë me lëvdata për Turqinë për suksesin e programit të vaksinimit në luftën kundër COVID-19, rolin e rëndësishëm të ndërmarrë nga spitalet e qytetit dhe mjekët që janë bërë të shquar në sektorin e shëndetësisë.

Turqia, e renditur në vendin e 4-të në ligën botërore të shëndetësisë pas Tajvanit, Indisë dhe Malajzisë, ishte zgjedhja e 1 milion e 200 mijë turistëve në turizmin shëndetësor pavarësisht nga kufizimet e udhëtimit të lidhura me epideminë.

Më së shumti turistë në Turqi për shëndetësi erdhën përkatësisht nga Iraku, Libia, Azerbajxhani, Algjeria, Arabia Saudite dhe Kazakistani.

Operacionet kirurgjikale ishin zona e parë ku turistët morën shërbime.

Mjekët turq ishin gjithashtu zgjedhja e turistëve për kirurgjinë kardiovaskulare, trajtimin e fekondimit in vitro dhe trajtimin e kancerit.

Në vitin 2020 Turqia siguroi 4 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi shëndetësor.

Lajme të ngjashme