Turqia në vitin 2020 ishte vendi me më shumë investime në Ukrainë

Në Ukrainë, ku në vitin 2020 u regjistrua një hyrje negative e kapitalit të huaj, nga Turqia u realizua një investim prej 400 milionë dollarësh.

1587393
Turqia në vitin 2020 ishte vendi me më shumë investime në Ukrainë

Në Ukrainë, ku në vitin 2020 u regjistrua një hyrje negative e kapitalit të huaj, nga Turqia u realizua një investim prej 400 milionë dollarësh.

Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve Turko-Ukrainas (TUID), Burak Pehlivan, në deklaratën e tij tha se viti 2020 ishte viti i kulmit të  marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Turqisë dhe Ukrainës.

Duke bërë të ditur se në Ukrainë viti 2020 regjistroi një hyrje negative të kapitalit të huaj, Pehlivan tha: "Nga Turqia, veçanërisht në energjinë e rinovueshme në Ukrainë u bë një investim prej afro 400 milionë dollarësh dhe vitin e kaluar Turqia ishte investitori më i madh i huaj në Ukrainë”.

Pehlivan bëri të ditur gjithashtu se nën udhëheqjen e Presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelenski nisi nisma më e madhe e infrastrukturës në histori në vend nën emrin "Ndërtimi i Madh", ku kontraktorët turq morën më shumë punë në gjysmën e parë të vitit gjatë epidemisë së koronavirusit (Covid-19).

“E parë në aspekt vjetor, Ukraina është vendi i dytë ku kontraktorët tanë turq fituan më shumë tenderë jashtë shtetit", tha Burak Pehlivan.



Lajme të ngjashme