Turqi - Indeksi i besimit të konsumatorit u rrit me 4% në janar 2021
Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK/TurkStat) njoftoi të enjten se besimi i konsumatorit në ekonominë turke në janar është rritur me 4% krahasuar me dhjetor 2020 dhe arriti në 83,3 pikë përqindje.
1568294

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK/TurkStat) publikoi të dhënat lidhur me indeksin e besimit të konsumatorit për muajin janar 2021.
TurkStat-i theksoi se indeksi i besimit të konsumatorit i korrigjuar nga ndikimet e stinës arriti në 83,3 pikë përqindje në janar nga 80,1 pikë përqindje që kishte qenë në dhjetor (2020), duke shënuar kështu një rritje me 4% nga dhjetori i kaluar.
Vlera e indeksit llogaritet bashkërisht nga TurkStat-i dhe Banka Qendrore e Turqisë përmes matjes së tendencave të konsumatorit.
Lajme të ngjashme

Turqia vazhdon të jetë vendi më i preferuar i turistëve rusë
Turqia është ndër vendet më të preferuara të turistëve rusë edhe për vitin 2021.