“Kanuni” do të bëjë testet e puseve të hapur nga “Fatih”

Aktivitetet e testeve dhe përfundimit të punimeve në puset e hapura nga anija e shpimit “Fatih” do të realizohen nga anija sonduese “Kanuni”, njoftoi korporata turke e hidrokarbureve TPAO.

1566919
“Kanuni” do të bëjë testet e puseve të hapur nga “Fatih”

Korporata turke e hidrokarbureve TPAO njoftoi në «Twitter» se anija “Kanuni” do të bëjë testet dhe përfundojë punimet e shpimit në puset e hapura nga anija tjetër sonduese “Fatih”, e cila është anija e parë prodhim vendor e Turqisë për shpimin e puseve në thellësi të mëdha.

Pas përfundimit të punimeve për eksplorimin e rezervave të gazit në detin e Zi më 19 tetor 2020 anija “Fatih” kishte mbërritur afër brigjeve të qytezës Filyos, e varur nga provinca Çaycuma e Zongulldakut për shërbimet e mirëmbajtjes.

Kurse në 5 nëntor ajo kishte nisur shpimin në pusin “Turkali-1”, në të cilin kishte mbërritur më 2 nëntor 2020.

Ndërsa anija tjetër “Kanuni”, e cila është ndërtuar në vitin 2012, hyri në inventarin e TPAO-së në fillim të janarit.

Anija e sondimit “Kanuni” ka kapacitet të shpojë deri në thellësinë 11.400 metra dhe të hapë pus në 3.000 metra dhe njihet si anija e gjeneratës së 6-të që bën në det ultra-sondime.

Në 13 tetor 2020 anija ishte nisur nga porti Taçucu i Mersinit dhe me një shpejtësi lundrimi 8 milje në orë kishte kaluar Urën e Bosforit dhe kishte mbërritur në portin Haydarpaşa.

“Kanuni” është anija e tretë e sondimit që ka Turqia dhe pas ceremonisë që ishte mbajtur më 13 nëntor 2020 me pjesëmarrjen edhe të ministrit të Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez ajo ishte përcjellë për në misionin e ri dhe më 14 nëntor kishte mbërritur në portin e Filyos.

 


Lajme të ngjashme