Turqia përfundoi me sukses punimet e sondimit në pusin “Turkali-1”

Kanë përfunduar punimet në Turkali-1, pusin e parë të sondimit në thellësi të mëdha detare që shpohet pas zbulimit të gazit natyror në fushën e gazit Sakarya.

1565883

Sipas një postimi në llogarinë në Twitter të Shoqërisë Anonime Turke të Naftës (TPAO), anija sonduese “Fatih” shpoi deri në 3.920 metra thellësi në pusin Turkali-1.

Punimet në Turkali-1, pusin e parë të sondimit në thellësi të mëdha detare të shpuar pas zbulimit të gazit natyror në fushën e gazit Sakarya, përfunduan me sukses brenda 77 ditëve.

Anija sonduese “Fatih” filloi punimet e shpimit në pusin Turkali-1 më 5 nëntor.

Lajme të ngjashme