“Turkish Airlines”, kompania që realizoi më shumë fluturime në Evropë më 13 janar
Sipas të dhënave që ka publikuar Organizata Evropiane për Sigurinë e Trafikut Ajror (Eurocontrol) «Turkish Airlines» (THY), kompania flamurtare e Turqisë, është ngjitur në majë të Evropës me 543 fluturime që ka realizuar ditën e mërkurë (13 janar).

“Ne fluturojmë për ju. Është kohë e vështirë. Por ende vazhdojmë të bëjmë më shumë fluturime në Evropë. Fluturojmë në më shumë vende (102) të botës. Shpresoj që THY do të vazhdojë të fluturojë përsëri lartë me masat që kemi marrë PMD (Pastërti, Maskë, Distancë) + Vaksinë” (TMM, Temizlik, Maske, Mesafe + Aşı)”, ka shkruar CEO i THY-së, Bilal Ekşi në një postim që ka bërë në «Twitter».
Lajme të ngjashme

Turqia vazhdon të jetë vendi më i preferuar i turistëve rusë
Turqia është ndër vendet më të preferuara të turistëve rusë edhe për vitin 2021.