Turqia rriti eksportin e domateve në Rusi pavarësisht kuotës së ulët

Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Anadollit Juglindor (GAIB), gjatë vitit 2020, shifrat e eksportit në krahasim me një vit më parë u tejkaluan.

1561346
Turqia rriti eksportin e domateve në Rusi pavarësisht kuotës së ulët

Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Anadollit Juglindor (GAIB), gjatë vitit 2020, shifrat e eksportit në krahasim me një vit më parë u tejkaluan pavarësisht që tregu më i madh, Rusia vendosi kuotë të ulët në domate që merr nga Turqia dhe epidemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

Eksportuesit, të cilët u orientuan drejtë vendeve si Rumania, Ukraina, Bjellorusia, Siria, Gjermania dhe Polonia, kanë shitur domate në 51 vende të ndryshme duke sjellë 313 milionë e 405 mijë dollarë të ardhura. Në vitin 2019, u eksportuan 304 milionë e 440 mijë dollarë domate.

Vendi me më shumë eksporte të domateve vitin e kaluar ishte Rusia me 62 milionë e 217 mijë dollarë.

Rumania regjistroi rritjen më të lartë të eksportit në krahasim me një vit më parë. Turqia eksportoi 36.39.000 dollarë domate në Rumani në vitin 2019, ndërsa në vitin 2020 shifra u rrit me 38 për qind dhe arriti në 50.332.000 dollarë.

Rumania, e cila ndodhet në vendin e dytë u pasua nga Ukraina me 36.563.000 dollarë dhe Bullgaria me 28.818.000 dollarë.



Lajme të ngjashme