Papunësia në Turqi bie me 0,7 pikë përqindje në tetor 2020

Niveli i papunësisë në Turqi ka rënë në 12,7% në tetor 2020, një përmirësim me 0,7 pikë përqindje në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2019.

1561145
Papunësia në Turqi bie me 0,7 pikë përqindje në tetor 2020

Instituti Turk i Statistikave (TUIK/TurkStat) publikoi ditën e hënë të dhënat mbi fuqinë punëtore për muajin e dhjetë të 2020-s.

Sipas TurkStatit, në tetor 2020 janë regjistruar 4 milionë e 5 mijë të papunë të grupmoshës nga 15 vjeç e sipër, 391 mijë veta më pak sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në të njëjtën periudhë, shkalla e papunësisë ka rënë me 0,7 pikë përqindje duke u realizuar në nivelin 12,7%.

Kurse shkalla e papunësisë së të rinjve të grupmoshës 15-24 vjeç ra në 24,9% në tetor 2020, një përmirësim me 0,4 pikë përqindje.

Papunësia ka shënuar një rënie me 0,7 pikë përqindje gjithashtu në grupmoshën 15-64 vjeç duke u realizuar në nivelin 13%.

Rënie shënoi edhe shkalla e papunësisë jobujqësore. Ajo u përmirësuar me 0,9 pikë përqindje duke rënë në 14,8%.



Lajme të ngjashme