Pekcan: MTL Turqi-Britani, garanci për zhvillimin e tregtisë mes dy vendeve

Ministrja e Tregtisë së Turqisë, Ruhsar Pekcan tha se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (MTL) që u firmos të martën do të jetë garancia më e madhe për zhvillimin e tregtisë me Mbretërinë e Bashkuar në periudhën e ardhshme.

1554173
Pekcan: MTL Turqi-Britani, garanci për zhvillimin e tregtisë mes dy vendeve

Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan sot (29.12.2020) Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë (MTL).

Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Ruhsar Pekcan) tha në ceremoninë e nënshkrimit, ku ajo mori pjesë me videokonferencë, se me nënshkrimin e MTL-së, "po përjetojmë një ditë të rëndësishme dhe historike mes Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar".

Ajo u shpreh se MTL do të jetë garancia më e madhe për zhvillimin e tregtisë mes dy vendeve në periudhën e ardhshme, duke theksuar se marrëveshja do të aktivizohet më 1 janar 2021 dhe nuk do të ketë humbje kohe.

“Me nënshkrimin e MTL-së nuk ketë më ndonjë paqartësi në lidhje me strukturën e tregtisë ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Turqisë. Besoj se tregtia do të zhvillohet edhe më shumë. Ndërsa vazhdojmë të ruajmë përfitimet që ka sjellë Unioni Doganor gjatë këtyre 25 viteve, sot jemi duke hedhur hapin e parë për të thelluar më tej marrëdhëniet tona", tha ministrja turke e Tregtisë.

"Si palë të kësaj marrëveshje kemi synuar një MTL 'pa tarifë' dhe kjo u realizua. Marrëveshja përfshin të gjitha produktet industriale dhe ato bujqësore", theksoi Pekxhan, duke shtuar:

"Po të mos kishte marrëveshje, rreth 75 për qind e eksporteve tona drejt Mbretërisë së Bashkuar do të përballeshin me barrën e taksave, do të kishim humbje që arrijnë deri në rreth 2,4 miliardë dollarë. MTL-ja përbën një gur kilometrik të ri dhe shumë special në aspektin e marrëdhënieve Turqi-Britani. Marrëveshja është arritur si rezultat i mirëkuptimit dhe vullnetit të përbashkët mes qeverive tona në drejtim të ruajtjes dhe zhvillimit të kornizës së marrëdhënieve aktuale tregtare dhe ekonomike”.

 


Lajme të ngjashme