Papunësia në Turqi bie me 1,1 pikë përqindje në shtator 2020

Niveli i papunësisë në Turqi ka rënë në 12,7% në shtator 2020, një përmirësim me 1,1 pikë përqindje në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

1543081
Papunësia në Turqi bie me 1,1 pikë përqindje në shtator 2020

Instituti Turk i Statistikave (TUIK/TurkStat) publikoi ditën e enjte të dhënat mbi fuqinë punëtore për muajin e nëntë të këtij viti.

Sipas TurkStatit, në shtator janë regjistruar 4 milionë e 16 mijë të papunë të grupmoshës nga 15 vjeç e sipër, 550 mijë veta më pak sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Kurse shkalla e papunësisë së të rinjve të grupmoshës 15-24 vjeç ra në 24,3%, një përmirësim me 1,8 pikë përqindje.

Rënie shënoi gjithashtu niveli i papunësisë jobujqësore duke u përmirësuar me 1,5 pikë përqindje apo 14,9% në total.

Shkalla e papunësisë së vendit në muajin gusht 2020 ishte 13,2%.



Lajme të ngjashme