Treni i parë i eksportit nga Turqia për në Kinë mbërriti në Gjeorgji

Treni i parë i eksportit, që transporton produkte të eksportuara nga Turqia në Kinë, i cili u nis më 4 dhjetor nga kryeqyteti Ankara, mbërriti në Gjeorgji.

1542393
Treni i parë i eksportit nga Turqia për në Kinë mbërriti në Gjeorgji

Treni i parë i eksportit, që transporton produkte të eksportuara nga Turqia në Kinë, i cili u nis më 4 dhjetor nga kryeqyteti Ankara, mbërriti në Gjeorgji.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Ministria gjeorgjiane e Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik bëhet e ditur se treni arriti natën vonë në stacionin e trenit Akhalkalaki.

Gjithashtu në deklaratën ku bëhet e ditur se edhe më parë se mallra të ngjashme janë transportuar nëpërmjet itinerareve të ndryshëm, por kjo është hera e parë që përdoret linja hekurudhore Baku-Tbilis-Kars, shkruhet: “Kjo është një ngjarje e pashembullt sepse deri më tani ngarkesa është transportuar nga Kina në Evropë përmes korridorit të mesëm të transportit."

Treni do të udhëtojë 8,693 km dhe do të kalojë nga Turqia, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Deti Kaspik, Kazakistani dhe do të mbërrijë në Kinë.

"Rruga e re hekurudhore Baku-Tbilis-Kars (BTK), që kalon përmes Gjeorgjisë, është një pjesë logjistike e korridorit që lidh Evropën dhe Azinë" shkruhet në deklaratë.

Në deklaratën e saj mbi këtë temë, Ministrja gjeorgjiane e Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik, Natia Turnava tha: "Dëshmuam një fakt historik. Linja hekurudhore Baku-Tbilis-Kars filloi të punojë për herë të parë me regjimin e lëvizjes së ndërsjellë. Kjo nënkupton se eksporti i ngarkesave nga Turqia për në Kinë transportohet për herë të parë nëpërmjet Gjeorgjisë."

 


Lajme të ngjashme