Turqia rrit për 22 për qind eksportet e perimeve dhe frutave të freskëta

Turqia me një rritje prej 22 për qind në eksportet e perimeve dhe frutave të freskëta në periudhën janar-nëntor kapi shifrën prej 2 miliardë e 325 milionë e 821 mijë dollarëve.

1541754
Turqia rrit për 22 për qind eksportet e perimeve dhe frutave të freskëta

Turqia me një rritje prej 22 për qind në eksportet e perimeve dhe frutave të freskëta në periudhën janar-nëntor kapi shifrën prej 2 miliardë e 325 milionë e 821 mijë dollarëve.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Mesdheut, eksportet e perimeve dhe frutave të freskëta në periudhën janar-nëntor u rritën me rreth 8 për qind për nga sasia dhe 22 për qind në vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shuma e eksporteve të frutave dhe perimeve të freskëta, të cilat u regjistruan si 1 miliard e 909 milionë e 997 mijë dollarë në 11 muajt e vitit të kaluar, u rrit në 2 miliardë e 325 milionë e 821 mijë dollarë në të njëjtën periudhë të këtij viti.

Rreth 48 për qind e shitjeve në vendet e jashtme ishin për në Komonuelthin e Shteteve të Pavarura, 31 për qind në Bashkimin Evropian (BE) dhe 12 për qind në Lindjen e Mesme.

Federata Ruse, tregu lokomotivë e eksporteve të perimeve dhe frutave të freskëta të Turqisë, ishte vendi me shitjet më të mëdha në periudhën janar-nëntor me 778 milionë e 297 mijë dollarë.

Rusia u pasua nga Gjermania me 233 milionë e 710 mijë dollarë, Iraku me 175 milionë e 121 mijë dollarë, Ukraina me 151 milionë e 460 mijë dollarë dhe Rumania me 148 milionë e 50 mijë dollarë eksporte.

Mersini, që është depoja e perimeve dhe frutave të freskëta të Turqisë, u rendit i pari midis provincave që siguruan më së shumti të ardhura nga eksportet jashtë vendit prej 537 milionë e 813 mijë dollarë në 11 muajt e vitit.

Ky qytet, lideri i Turqisë në eksportet e frutave dhe perimeve të freskëta, u pasua nga Antalie, Hatay, Izmir dhe Trabzon.

 


Lajme të ngjashme