Vendet e varfra shfaqin performancën më të keqe ekonomike të 30 viteve të fundit

Raportohet se vendet më pak të zhvilluara në vitin 2020 kanë shfaqur performancën më e dobët ekonomike të 30 viteve të fundit, sipas një raporti të OKB-së.

1539350
Vendet e varfra shfaqin performancën më të keqe ekonomike të 30 viteve të fundit

Sipas "Raportit për vendet më pak të zhvilluara-2020", të publikuar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD), 32 milionë njerëz në vendet më pak të zhvilluara mund të bien në varfëri ekstreme për shkak të rënies së niveleve të të ardhurave, papunësisë së përhapur dhe deficiteve financiare në rritje.

Në vitin 2020 këto vende kanë shfaqur performancën më të dobët ekonomike të 30 viteve të fundit për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavurisit të llojit të ri (Covid-19), parashikon raporti dhe tërheq vëmendjen se në 47 vende më pak të zhvilluara në botë jetojnë 1,06 miliardë njerëz.

Sipas OKB-së, këto vende zënë më pak se 1,3 për qind të produktit të brendshëm bruto global (PBB).

Raporti i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të sigurojë mbështetje financiare për vendet më pak të zhvilluara.



Lajme të ngjashme