Tregu automobilistik turk u rrit me 72%

Shitjet e automobilave në periudhën janar-nëntor 2020 janë rritur me 67,3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

1538212
Tregu automobilistik turk u rrit me 72%

Tregu total i automobilave dhe automjeteve të lehta tregtare në Turqi është rritur me 72% për periudhën janar-nëntor 2020 në 668 mijë e 495 automjete të shitura.

Shitjet e automobilave për periudhën në fjalë janë rritur me 67,3% në 529 mijë e 388, kurse shitjet e automjeteve të lehta tregtare janë rritur me 92,8% në 139 mijë e 107 copë.

nëntor 2020 tregu i automobilave dhe automjeteve të lehta tregtare u rrit me 37,8%. Ndërsa për tregun e automobilave rritja u realizua në raportin 34,6%, tregu i automjeteve të lehta tregtare shënoi një rritje prej 52,2%.

Krahasuar me nëntorin 2019 shitjet totale të automobilave dhe automjeteve të lehta tregtare në muajin nëntor 2020 u rritën me 37,8% në 80 mijë e 141 copë.



Lajme të ngjashme