Qendrat e turizmit dimëror në Turqi përgatiten të hapin sezonin në dhjetor
Qendrat e turizmit dimëror në destinacionet kryesore turke si Palandoken në Erzurum, Erciyes në Kayseri dhe Uludag në Bursa po përgatiten të hapin sezonin në dhjetor.

Qendrat e turizmit dimëror në destinacionet kryesore turke si Palandoken në Erzurum, Erciyes në Kayseri dhe Uludag në Bursa po përgatiten të hapin sezonin në dhjetor.
Si pjesë e luftës kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), objektet që morën "Certifikatën e Turizmit të Sigurt" dhe zbatuan të gjitha masat shëndetësore vazhdojnë të punojnë për ta kthyer recesionin në periudhën e epidemisë në një mundësi.
Operatorët turistikë në Rusi dhe Ukrainë janë kthyer drejt Turqisë pasi vendet si Zvicra, Franca dhe Austria mbyllën trafikun e linjave ajrore për të luftuar me rritje të shpejtë të rastet të infektimeve me COVID-19 në Evropë.
Qendra skish Palandoken në Erzurum, e cila gjithashtu merr prenotime të mira nga Ukraina dhe Rusia, do të hapë sezonin më 4 dhjetor.
Duke filluar nga 27 dhjetori, janë planifikuar tre fluturime të drejtpërdrejta në javë nga Ukraina dhe Rusia për në Erzurum.
Përveç kësaj gjithashtu pritet që 2-3 avionë në javë të mbërrijnë në Bursa nga këto dy vende.
Lajme të ngjashme

Sektori turk i makinerive shënoi rritje në eksporte
Eksportet e makinerive të Turqisë arritën në 17.1 miliardë dollarë vitin e kaluar.